E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahtet e Mesdheut ankorohen ne nje panair

Mediterranean Boat Show ne Durres. Nga kjo mund te fantazosh nje varg te gjate anijesh shkelqyese qe mund te jene ankoruar ne ane te Adriatikut shqiptar te ardhura nga shume vende te Mesdheut e ku levrijne kontaktet mes njerezve te detit. Por ne fakt gjen te grumbulluara ne menyre modeste dhjete kompani te prodhimit importimit dhe transportimit te jahteve vertet nga vende mesdhetare por vetem nga Greqia Kroacia Serbia Maqedonia dhe Shqiperia.

Jo ne breg te detit por pak metra me tutje te futura ne toke gjen dy anijet e vetme te ekspozuara sa gjate-gjere nje gomone e tipit te fundit model anglez i prodhuar ne Greqi dhe nje anije e vogel luftarake e prodhuar dhe ekspozuar nga nje firme kroate. Ndersa gjithe jahtet e tjera te luksit jane ekspozuar thjesht ne postera dhe fletepalosje poshte cadrave verore te firmave pjesemarrese.

Nga 10-12 qershor u zhvillua panairi i pare i jahteve ne Shqiperi nje vend qe aktualisht prej kater vitesh ka te parin dhe te vetmin port jahtesh ne Orikum. Jemi modeste edhe ne kulturen e te pasurit te nje barke kenaqesi dhe nevoje e mohuar per dekada te tera bashke me cdo prone private por qe per fat te keq po pervijohet edhe ne keto vite do te thote Artan Bytyci nje nga importuesit shqiptare te jahteve ne vend.

E tek mohimi i fundit ka parasysh ligjin e Moratoriumit te skafeve ne fuqi deri ne vitin 2013 qe nuk iu lejon shqiptareve te jene pronare dhe perdorues te cdolloj anijeje te vogel qe nga koha e trafiqeve dhe kontrabandave me hijen qe lane pas.

Por megjithate kriza ne vendet e tyre i shtyn fqinjet tane ti pergjigjen fteses dhe te zene nje vend sado i vogel qofte ai ne panairin e pare mesdhetaro-shqiptar. Erdhem ne Shqiperi pikerisht ne vendin ku sot per sot me sa masim ne kerkesat te pasurit shqiptare mund tw shpenzojne me shume se sa ata greke. Tregu ketu dhe ne vende te tjera ish-komuniste ne zhvillim ka me shume uri per defrime dhe luks thote George Xidis nje nga pjesemarresit ne panair drejtor shitjesh ne nje firme greke ne Athine e cila prodhon gomone lundruese. 50-60 na kane rene shitjet tona keto vite dhe jemi te detyruar te kerkojme tregje te reja shton greku tjeter Dimitris Karademiris i cili drejton nje firme qe prodhon motore per anije.

Madje ata bejne presion here pas here tek institucionet shqiptare qe ligji te cbllokohet e te mund te shesin ne Shqiperine qe premton me shume treg ne te sotmen dhe te ardhmen. Me kontaktet qe ne kemi pasur me Dhomen e Tregtise ne Shqiperi na kane thene se ky ligj do te jete ne fuqi deri ne fund te ketij viti. Domethene do te pershpejtohet cvleresimi i tij. Tani pas heqjes se vizave nuk ka me kuptim. Jemi dy vende shume afer dhe duhet te komunikojme si nga toka ashtu edhe nga deti por edhe vete ju shqiptaret duhet te beni presion per kete thone thuajse njezeri greket ne panair.

Nje tjeter perfaqesuese e firmave greke Maria Dritsa shton dhe nje tjeter argument se Fitojme jo vetem ne por edhe per vendin tuaj eshte nje mundesi e mire pasi punesohen shume njerez fitohet nga taksat sherbimet me te shumta qe ofrohen rritet zhvillimi. Ne Greqi jane 800 firma qe merren me kete lloj biznesi fitimprures. Keshtu mund te shtohen pak nga pak edhe ketu. Tashme ekspozuesit jane ne kerkim te klienteve dhe ortakeve te paket por me mire pak se sa asgje dhe ti ofrojne prodhimet e tyre ne te ardhmen ne pika te ndryshme portuale te vendit.

Dino Balic perfaqesues i markave amerikane te jahteve per Maqedonine thote kete Jeni nje treg i virgjer ne kete fushe dhe shume interesant. Keni nje vije bregdetare prej afersisht 400km nderkohe qe Maqedonia nuk ka det. Mekat mos ta shfrytezoni.

Nje barke edhe per 5.500 euro

Madhesia luksi dhe per rrjedhoje edhe shpenzimi per nje jaht nuk ka fund. Por cka propozojne kompanite e paraqitura ne panair per Shqiperine jane oferta qe iu shkojne per shtat standardeve shqiptare shpenzimeve jo marramendese per luksin dhe qe jane te perballueshme edhe per nje individ apo familje jo shume te pasur. Shpenzime qe e bejne blerjen e nje jahti aq te mundshem sa blerja e nje makine. Firmat greke propozojne fort gomonen duke i argumentuar ato si me te shpejta me te sigurta e qe nuk fundosen.

Dino Balic i cili ne panair propozon marka amerikane te jahteve iu gjen gomoneve te meten se ato jane te uleta dhe kesisoj mund te lagen ne brendesi. Gjithsesi nje gomone me dy motore te shtrenjte kabine 10m e gjate e punuar me dore arrin cmimin 165.000 euro. Ne varesi te gjatesise me te shkurter 7m dhe numrit te motoreve qe mund te jete edhe nje kushton edhe 80.000 euro.

mimet me ekonomike ne panair i ofroi nje firme e prodhimit te barkave dhe jahteve nga Vojvodina e Serbise. Ne varesi te tipit te barkes dhe sherbimeve te saj duke u shtuar kenaqesia e pasjes se nje barke mund te arrihet edhe me 5.500 euro 6.200 euro 8.600 euro 12.000 euro 18.000 euro deri ne maksimumin 38.000 euro.

Duke lavderuar punen me dore qe bejne firmat europiane ne krahasim me ato amerikane por qe kesisoj te parat nxjerrin edhe cmime me te larta maqedonasit gjithashtu duan ti kenaqin klientet e tyre edhe me minimumi 70.000 euro apo maksimumi 160.000 euro nje jaht duke perfshire ketu edhe TVSH-ne.

Nderkohe kujtojme qe me te pasurit shqiptare kane shpenzuar shume me teper se keto shifra per te cilat po flasim. Ne portin e jahteve ne Orikum gjate veres mund te shihen jahte super te kushtueshme deri ne 6 milion euro prodhim i 2010-es qe iu perkasin milionereve shqiptare te cilet per arsye te ligjit jane te detyruar ti mbajne ne emra te shtetasve te huaj dhe me flamure te huaj deri ne nje ndryshim te ligjit per Moratoriumin.

Kroatet per ushtrine

U ekspozuan edhe anije ushtarake. Madje nje nga dy anijet e ekspozuara gjithsej ne panair njera ishte ushtarake e prodhuar dhe sjelle nga Kroacia. I vlejne si ushtrise edhe policise pse jo edhe peshkatareve thote perfaqesuesi i firmes kroato-estoneze qe i prodhon ato Damir Kralj. Dinim pak per Shqiperine. Per te mesuar mbi nje vend gjeja me e mire eshte ta vizitosh ate. Interneti eshte nje menyre por kjo nuk mjafton. Jemi ketu per te mesuar shton ai. Por megjithate deri tani iu kane munguar kontaktet me njerezit e duhur te fushes ku ata operojne.

Kemi kontakte me Ministrine e Brendshme ne Shqiperi nepermjet ambasades shqiptare ne Kroaci. Por te shohim nese do te kemi bashkepunime shton Damir. Deri tani ata kane shitur anije ne Kroaci Mal te Zi Estoni etj. Prodhojne rreth 15 anije ne vit te tipeve te ndryshme nga 7.6m deri ne 30 m dhe qe kushtojne nga 130.000 euro ne 750.000 euro. Jane prodhime te standardeve te sigurta certifikuar nga nje insitut i specializuar ne Kroaci.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›