E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentja ngel 15 herë në provim, i jep 3 mijë euro pedagogut për notën 5

10/06/2011  Profesori Sotir Tego nën akuzë për korrupsion

TIRANE - Sotir Tego, pedagog pranë Fakultetit të Inxhinieri-Minierave, i ka marrë një studenteje 3000 euro për t’i dhënë provimin në lëndën “Mekanika e Fluideve 2”. Studentja Sabino Ibro e kishte dhënë provimin 15 herë, por gjatë kësaj kohe ajo s’kishte mundur të merrte notë kaluese nga pedagogu, që momentalisht është marrë i pandehur nga njësia hetimore task-forcë pranë prokurorisë së Tiranës. Në pamundësi për të marrë një notë kaluese si dhe në kushtet e rrezikimit të humbjes së shkollës, mësohet se studentja ka marrë kontakte me disa studentë të tjerë, që e kanë vënë në dijeni se për të marrë provimin me pedagogun Tego ajo duhej t’i jepte këtij të fundit një shumë prej rreth 3 mijë euro. Këto para duhej t’ia jepte vëllait të tij në Fier, shtetasit Pandeli Tego, në mënyrë që ky i fundit të ndërhynte për të mundësuar vlerësimin me notë pozitive. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri ka marrë kontakte me vëllain e tij Pandeli Togo, nga ku dy personat bisedojnë për shumën 3 mije ero të dorëzuar nga studentja Ibro dhe që më 13 shtator vajza duhej të vlerësohej pozitivisht. Dhe në fakt kështu ka ndodhur: studentja ka marrë notën 5, por pas denoncimit në medie të këtij rasti prokuroria thotë se i pandehuri Tego ka falsifikuar procesverbalin, ku notën 5 e ka rikthyer sërish në katër. E. Qyno

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›