Kujt i perket nafta ne thellesite e detit Jon
TIRAN- Kriza greke duket se do te preke ne nje forme ndryshe nga sa ishte menduar me pare Shqiperine. Nevoja per te ardhura ka detyruar qeverine e Athines te nise nje program kerkimesh per nafte dhe gaz ne detin Jon prane ishullit te Korfuzit ne zonen e kufirit shteteror me Shqiperine.
Greket besojne ne kufirin detar ndares midis dy vendeve ndodhen rezerva te konsiderueshme nafte dhe gazi dhe me te ardhurat e nxjerra prej shfrytezimit te tyre do te mund te zgjidhet nje pjese e mire e krizes se borxhit publik qe eshte duke perjetuar aktualisht fqinji une jugor. Rezervat e naftes te perfolura nga qeveria greke mendohet te jene pikerisht ne zonen e perfshire nga marreveshja detare Greqi-Shqiperi e hedhur poshte disa muaj me pare nga Gjykata Kushtetuese. Ne keto kushte kerkimet jane duke u zhvilluar ne mungese te nje marreveshje qe do te percaktonte hapesirat e te dy shteteve ne kete zone.
Nisma per kerkimin e naftes se dhe gazit vjen ne kuader te nje sere privatizimesh qe eshte duke kryer qeveria greke per te shpetuar nga kriza e borxhit publik. Mediat greke duke iu referuar zyrtareve te Ministrise se Mjedisit dhe Energjetike lajmerojne per nisjen paraprakisht te studimeve sizmike ne kete zone. Besohet se ne kufirin detar me Shqiperine gjenden rezerva te konsiderueshme nafte cka do te ndihmonte ne zgjidhjen e problemeve financiare te tyre.
Pasi te kene vertetuar se ajo zone eshte realisht e pasur me nafte dhe gaz qeveria greke pritet te filloje nje fushate te gjere dheniesh me koncesion te burimeve te hidrokarbureve tek privatet
Krahas Jonit Greqia ka filluar kerkimet edhe ne detin Egje kryesisht ne zonat kufitare me Turqine. Mediat greke raportojne per nisjen e kerkimeve ne ishujt Tasos Limni Lesbos dhe Krete. Te dyja shtetet kane pretendimet e tyre per territore ne keto zona dhe ende nuk kane arritur nje marreveshje per percaktimin e hapesirave te lundrimit apo edhe per zoterimin e disa ishujve te vegjel shkembor.
Qeveria greke dergoi ne dhjetor te vitit te shkuar ne parlament nje pakete ndryshimesh ligjore dhe pjese e tyre ishte edhe ngritja e Agjencise Kombetare per Kerkimin e Hidrokarbureve me qellim zhvillimin e kerkimeve per nafte ne detet Jon dhe Egje.
Qeveria greke eshte duke u perballur me nje krize te theksuar te borxhit publik. Te dhenat tregojne se deri me tani borxhi total i Greqise perllogaritet ne rreth 340 miliarde euro.
Me qellim daljen nga kriza qeveria Papandreu ka ndermarre nje seri privatizimesh apo shitjesh te aksioneve shteterore. Me e fundit nga marreveshjet ishte ajo me Telekomin Gjerman per shitjen edhe te 10 per qind te aksioneve shtetetore tek kompania OTE.
340
miliarde euro perllogaritet te jene detyrimet total qe Greqia duhet te shlyeje ndaj institucioneve financiare nderkombetare bankave individeve etj.
22 miliarde fuci nafte mendohet te ndodhen ne detin Jon kryesisht ne zonen ku ndahen kufijte e Greqise Italise dhe Shqiperise. Nga keto vetem 10 per qind 220 milione fuci nafte e kesaj sasie mendohet te jete e shfytezueshme me teknologjine aktuale
5 e totalit te rezervave te naftes ne Shqiperi jane te shfytezueshme me teknologjine aktuale
Nentoka shqiptare mendohet te kete 93 milione fuci nafte te sigurte qe mund te shfrytezohet gjate viteve te ardhshme me teknologjine qe ekziston aktualisht. Vleresimi i perket fundit te vitit 2009 dhe sasia ne fjale ka te beje me naften qe kompanite mendojne se ekziston mundesia qe mund te nxirret ne siperfaqe nderkohe qe sasia totale perllogaritet ne disa miliarde fuci.