E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahtet popullojnë bregdetin shqiptar

Jahtet popullojnë bregdetin shqiptar. Tashmë shtëpitë lundruese të klasës së të kamurve, nuk janë më elemnti i munguar i luksit të pushimeve për shtresat e pasura. Mjeti lundrues superluksoz me të cilin kanë zgjedhur dhe zgjedhin të kryejnë pushimet liderët më të njohur botërorë, miliarderët dhe vipat, ka zbritur edhe në tokën shqiptare. prej dy vjetësh kompani të ndryshme, kanë ofruar traditën botërore në nautikës edhe për klasën elitare shqiptare, ku sigurisht blerjet super të kushtueshme nuk kanë munguar.
Dhërmiu, bregu që gjithmonë ka thithur klasën më të mirë të pushuesve, sivjet është kthyer edhe në stacionin më të preferuar për ankorimin e jahtëve. Sivjet shumë prej këtyre banesave luksoze të lundrimit, pas udhëtimeve të gjata nëpër ujërat detare vendase dhe të huaja, kanë përzgjedhur edhe pak nga sharmi i plazhit të virgjër shqiptar për të plotësuar pushimet. Mes jahteve të ankoruar në këtë breg, është vendosur edhe mjeti që tashmë zotëron dhe me të cilin ka zgjedhur të bëjë pushimet verore presidenti kompanisë "Yldon" dhe "RTV Ora News", Zoti Ylli Ndroqi.
Nautika ëhstë një traditë shumë e re për shqiptarët, por elita e pasanikëve nuk po ngurron të ngërthejë këtë mundësi që realizon pushimet e ëndrrave. Sipas Menn Yacht Group, përfaqësuesit të shumë markave të prodhimit të jahteve në botë, dëshira dhe tendeca e blerjeve për këtë mjet, gjatë dy viteve ka ardhur në rritje.
Tradita e lashtë botërore e nautikës, e tashmë e re , por jo e munguar e shqiptarëve, po pasuron brigjet vendase. Natyra e virgjër dhe brigjet e paeksploruara të shqipërisë, janë mundsia ekskluzive e pushimeve të pronarëve të jahteve shqiptarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›