E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Ulen çmimet e frutave dhe perimeve

Fundi i sezonit veror dhe fillimi i periudhës së vjeshtës ka sjellë më tepër mall vendi por ka ulur gjithashtu edhe kërkesën për frutat dhe perimet, dy elementë të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e çmimeve. Sipas shitësve në tregun e fruta perimeve të kryeqytetit shitjet kanë qënë të pakta duke qënë se shumica e njerëzve janë ende me pushime.
Edhe pse çmimet po ulen ato përsëri kanë mbetur të larta për xhepat e shqiptarëve. Megjithatë futja në treg e prodhimi vendas ka ndikuar së tepërmi në uljen e tyre. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe Instituti i Statistikave Shqiptare gjatë publikimit të inflacionit për muajin korrik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›