E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku dobësohet kundrejt monedhave të huaja

Largimi një pjese të emigrantëve nga Shqipëria ka sjellë edhe dobësimin e monedhës kombëtare në tregun e këmbimit valutor. Kështu leku po të krahësohet më një javë më parë ka rënë disa pikë përballë monedhës së përbashkët europiane dhe po ashtu edhe kundrejt paundit britanik. Edhe dollari amerikan është forcuar në tregun vendas por jo sa monedha e mbretërisë së bashkura dhe ajo europiane. Leku ka pësuar luhjatje të shpeshta gjatë gjithë sezonit veror, por sipas specilaistëve kjo paqëndrueshëmri më tepër është karakterizuar nga lëvizjet që kanë ndodhur në kërkesën dhe ofertyën që ka patur tregu për të.
Edhe pse muajt e verës kanë zbutur disi dobësimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit, përsëri n.q.s. krahësohet me një vit më parë ajo është zhvlerësuar me 6.6 pikë përqindje përballë shportës së monedhave me të cilat paguhen importet, por përsëri sipas një raporti të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë është konstatuar një ulje e remitancave në nivelet 8% ku një ndër shkaqet kryesore për këtë janë efektet e krizës globale.
Për këtë fundjavë në tregun e këmbimit valutor një euro blihet me 131.6 dhe shitet me 132.1 lekë. Një ndër monedhat e cila pësoi një dobesim të ndjeshëm në kursin e këmbimit gjatë sezonit të verës ishte ajo amerikane e cila sot blihet me 92.1 dhe shitet me 92.6, ndërkaq që paundi britanik blihet me 151.9 dhe shitet me 152. 4 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›