E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerimi i NATO-s perballe Rusise, nuk i ofrohet Plan Veprimit Ukraines dhe Gjeorgjise

Dimitri Rogozin, i derguari rus ne NATO, veshtire se mund ta permbante kenaqesine, menjehere pasi NATO-ja nuk i ofroi anetaresimin ne Planin e Veprimit Gjeorgjise dhe Ukraines. Rogozin, nje nacionalist i vijes se ashper, nuk vonoi te dilte para kamerave. "Ukraina dhe Gjeorgjia nuk i permbushen planet e tyre. Ato moren nje pergjigje te pavlere, nje lloj premtimi per bashkepunim. Vendet qe moren nje pozite te acarte ndaj Rusise, tashme jane zmbrapsur", tha Rogozin. Ne pamje te pare, ai ka per cka te festoje. Per here te dyte ne tete muaj, Perendimi nuk i ka dhene Gjeorgjise e Ukraines ftesen per anetaresim ne Planin e Veprimit. Si ne takimin e prillit ne Bukuresht dhe ne ate te kesaj jave ne Bruksel, Aleanca duket se u terhoq nga droja e rezistences qe po ben Rusia. Sic e theksoi dhe i derguari rus ne NATO, ne te dyja rastet Aleanca ishte e percare. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe grupi i vendeve te Evropes Lindore mbeshtesin zgjerimin e NATO-s. Nga ana tjeter, eshte Gjermanine, Francen dhe Italine qe e kundershtojne hapur nje nisme te tille. "Ndarjet brenda NATO-s jane te dukshme. Ato thellohen sa here qe NATO-ja perpiqet te zgjerohet", tha Rogozin. Analistet terheqin verejtjen se gjendja aktuale gjeopolitike nuk eshte e perhershme. Duhet te kemi parasysh se ne janar vjen nje administrate e re amerikane, shume e mirepritur nga Evropa krahasuar me ate te presidentit ne largim, Xhorxh Bush. Nga ana tjeter, cmimi i naftes po njeh renie, cfare ul ndikimin e Moskes jashte kufijve ruse.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›