E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Evropiane ul normen e interesit

Banka qendrore evropiane per shkak te recesionit ne shume vende evropiane ka ulur normen baze te interesit per zonen e euros me 0,7% ne 2,5%. Kjo eshte levizja me e madhe ne perqindje qe prej themelimit te Bankes Qendrore Evropiane para dhjete vjetesh. Me kete vendim banka emetuese do te lehtesoje kredite per sipermarrjet dhe konsumatoret dhe do t´i jape hov ekonomise. Shefi i i bankes qendrore evropiane Zhan-Klod Trishe tha ne Bruksel, se banka llogarit qe viti 2009 te jete nje vit shume i keq. Eurozona do te pesoje nje renie ekonomike prej 0.5%. Vetem vitin e ardhshem pritet rigjallerimi i ekonomise, tha Trishe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›