E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakup Krasniqi: Drejtojuni atyre që zhvillojnë bisedimet

Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka qenë I rezervuar në deklarimet e tij kur është pyetur se çka pret nga bisedimet po janë duke u zhvilluar sot në Bruksel. 

“Është vështirë të themi se çka presim, duhet të presim përfundimin e këtyre bisedimeve për të parë. Ndoshta këto pyetje më tepër duhet të i drejtohen atyre që i zhvillojnë bisedimet se sa neve që jemi parlamentar”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ka disa dokumente që duhet t’iu përmbahet.

“Ju e dini që ne kemi një Kushtetutë, ju e dini që kemi një dokument ndërkombëtar siç është dokumenti i presidentit Ahtisaari dhe aty janë precizuar mirë të drejtat e komunitetit pakicë, ju gjithashtu e dini që kemi një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, e cila precizon se çka mund të bisedohet dhe çka jo. Dhe ne nuk kemi drejt tash të paragjykojmë rezultatin e atyre bisedimeve”, ka thënë Krasniqi.

Nga ana e tij edhe sshefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri ka kërkuar nga përfaqësuesit e Kosovës që të mbrojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Ne e kemi thënë disa herë dhe po e përsërisim edhe sot që të gjithë ata që e përfaqësojnë Republikën e Kosovës duhet të sillen konform ose në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës që ka të bëjë me këto bisedime. E kemi përsëritë dhe nuk është e tepërt që askush nuk e ka asnjë mandat të sillet ose të dal jashtë asaj që e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Këtë e rast e kanë për obligim që të mbrojnë sovranitetin e vendit tonë, integriteti e vendit tonë dhe çdo gjë që parashihet me Kushtetutë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Beqiri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›