Jakup Krasniqi: Nuk kandidoj për president

Jakup Krasniqi
PRISHTINE- “Nuk kam ambicie për tu bërë Shef i Shtetit”. Kështu ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, në një intervistë për Express.
Ai ka thënë gjithashtu se zgjedhjet presidenciale nuk pritet të mbahen sivjet, ndërkaq ka theksuar se nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për Kryetar të PDK-së.
Veçse është folur për zgjedhje dhe nuk ka diçka konkrete. Zgjedhjet sigurisht mund të mbahen këtë vit, por njëherë për njëherë pasi PDK-ja është në institucione dhe në institucione ka mjaft punë, do të thotë mund të mbahen këtë vit, por nuk do të thotë që mund të mbahen në afat të shpejtë, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Krasniqi.
Ndërkaq, ai u bëri një thirrje të gjitha partive në vend që të demokratizohen.