E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat për mjedisin, Berisha mbledh prefektët

Kryeministri Berisha

TIRANE- Ruajtja e mbjedisit, pergatitja per sezonin turistik dhe masat urgjente qe duhen marre per pastrimin e tij jane ne qender te takimit mes kreut te qeverise Sali Berisha me prefektet e vendit, dhe Kryetaret e Qarqeve.

Duke i kushtuar nje vemendje te madhe ceshtjes mjedisore dhe duke deklaruar se Shqiperia nuk mund te prezantohet me si vend zhuli, Berisha njoftoi takimin e sotem, ne te cilin do te diskutohet edhe përcaktimi i vendeve të depozitimit të mbetjeve.

Unë do të takohem me prefektët e vendit, autoritetet e ministrisë së mjedisit për të ndërmarrë një seri hapash të reja në përcaktimin e vendeve të depozitimit të mbetjeve. Janë gjithashtu në ndërtim e sipër një seri landfill-esh dhe impiantesh të përpunimit të ujërave të zeza, punime të cilat duhet të përshpejtohen tha dje Berisha.

Ai njoftoi diten 20 prill, si Diten e Shqiperise se Paster ku kerkoi nga qytetaret te jene aktive ne pastrimin e zonave ku jetojne. Nderkohe nga Ministria e Mjedisit kerkoi marrjen e te gjitha masave dhe përcaktimin e hartës se ndërhyrjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›