UKT: Borxhi nga 97 institucione, 1.3 mld dollarë

Ujësjellësi i Bovillës
TIRANË- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimit ka deklaruar sot se shumë institucione, mes të cilave kryesisht shtetërore rezultojnë borxhlije ndaj saj.
Në një njoftim të fundit UKT bën me dije se shuma e borxhit që është grumbulluar nga mospagesa e 97 institucioneve buxhetore e jo buxhetore arrin në vlerën 1.3 mld dollarë.
Sipas saj, problem paraqitet me institucionet shtetërore, ndërkohë që edhe disa komuna brenda territorit rezultojnë debitore me nga 500 mijë dollarë.
Ajo bën thirrje për shlyerjen e menjëhershme të borxhit, në të kundër njofton për penalitete sipas ligjit.