E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakup Krasniqi sqaron pse nuk e votoi ligjin për “Amnistinë”: Çështja u politizua

12-07-2013 / Gazeta 55

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka dhënë arsyet për mos votimin nga ana e tij për ligjin e amnistisë. Ai kishte bojkotuar seancën në kohën e votimit. Megjithëkëtë, ai thotë se edhe po të ishte në sallë do të votonte kundër.
Meqë nuk e kishte  votuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Krasniqi thotë se, s’ka pasur se si të votojë as ligjin. Ai thotë se, nuk ishte kundër ligjit, por kundër politizimit të tij.
“Mosvotimi im për Ligjin e Amnistisë është bërë për disa arsye: Në rend të parë unë kam votuar kundër Marrëveshjes kështu siç është, që do të thotë se unë kam qenë për një marrëveshje e cila do t’i normalizonte Marrëdhëniet me Serbinë dhe e cila pastaj Kosovës do t’ia garantonte anëtarësimin në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Pra, kam votuar kundër Marrëveshjes dhe produkteve që prodhon ajo edhe për shkak të mos transparencës. Nuk mora pjesë në votimin për Ligjin e Amnistisë, pasi nuk isha kundër ligjit, por isha kundër jo plotësisë së tij dhe politizimit të tij. Madje edhe mosvotimi ishte votë kundër Ligjit. Këto janë arsyet e mosvotimit, por ka edhe të tjera që s’po i përmend edhe për shkak të hapësirës”, është shprehur në Facebook, kryetari Krasniqi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›