Jalë, digjet transformatori, pushuesit pa drita

Prej mëngjesit të sotëm, pushuesit që ndodhen në Jalë, janë pa energji elektrike.
Ndërprerja e energjisë ka ndodhur për shkak të djegies së transformatorit, i cili ka lënë këtë zonë pa furnizim me energji.
Pushuesit janë shprehur të alarmuar nga kjo mungesë energjie elektrike, nisur edhe nga temperaturat e larta që po shoqërojnë këto ditë vendin tonë.