E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari që shkon me Ferrari për të kositur barin

E pabesueshme, por e vërtetënjë i ri shqiptar nga Presheva nget rrugëve të Preshevës tipin më të ri të Ferraritbile me të shkon edhe për të kositur barin! Valdrin Edipi, përveçse është student i shkëlqyer në Universitetin e Cyrihut (Fakulteti Ekonomik), është edhe futbollist i mirë në kantonin e tij ku jeton.

Përveç këtyre dy detyrimeve  primare, siç thotë ai, është edhe adhurues i veturave me katër e më shumë cilindra. Valdrini aktualisht nget Ferrari të tipit më të ri me 506 ps (2008) me shpejtësi 360 km/h.

Ferrari i tij ka 4 cilindra, me peshë gati 2 tonë. Mund të thuhet se ky Ferrari ishte i pari që e shkeli Preshevën, Kosovën Lindore.

Valdrini, tregon për agjencinë “Presheva Jonë” se pak më herët kishte qenë për të kositur barin në tokat e të parëve të tij.

Ai e pranon se Ferrarin e ka dhuratë nga babai për sukseset e tij në studime dhe futboll./Zëri/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›