E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia: Dialogu në tavolinë, i nevojshëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se qetësimi i situatës në Kosovë është nevojë urgjente, ashtu sikur dhe kthimi në tavolinën e bisedimeve.

Duke folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Austrisë, Daçiç tha se Serbia bën thirrje për një kompromis të drejtë, që do t`i kënaqte të dyja palët.
“Kompromis do të thotë që secili merr diçka edhe prej asaj që nuk e dëshiron”, ka thënë Daçiç.
Ai po ashtu ka theksuar se prioritet absolut i politikës së Serbisë është që këtë vit të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›