Jam martuar me një të fisit berber (FOTO)
Përkundër një sfondi mediatik të tejmbushur me lajme për gra në mesomoshë, që martohen me të rinj nga vende ekzotike, të cilët më së shumti kanë si qëllim të marrin një pasaportë dhe leje qëndrimi në Perëndim, shkrimtarja britanike Jane Johnson thotë se historia e saj ka funksionuar. Në një libër të publikuar së fundmi, Jane, një grua në karrierë dhe me poste kyçe në një shtëpi botuese, thotë se ra në dashuri me një person nga fisi berber në Marok. Deri atëherë mendoja se gratë në mesomoshë, që martohen më të huaj të pashëm, janë të çmendura, thotë ajo. Por gjithçka ndryshoi kur ajo njohu Abdel Latifin nga një fshat malor në Marok.
Miqtë e saj e këshilluan që të mos i hynte kësaj aventure, por tani pas shtatë vitesh martesë, ajo thotë se është e lumtur.
Vendi i mrekullueshëm i Abdelit, kaq i ngrohtë dhe i pasur me jetë, ka hapur krahët për mua dhe më ka mbushur me frymëzim. Vetë Abdel është një burim frymëzimi për mua. Ai më tregon historitë e tij dhe është si një pus i mbushur plot me përralla. Si kompensim për këtë dhuratë dhe komplimentet e pafundme që më bën, unë pres perimet në restorantin e tij në fshat. Dalai Lama ka thënë se dashuria dhe gatimi kërkojnë që të marrësh përsipër rreziqe të mëdha. Mendoj se po e provojmë si të vërtetë diçka të tillë, thotë Johnson në librin e saj të ri Gruaja e sulltanit.





