E Diel, 1 Nëntor 2026

Oktomamaja: Do bëj porno, si mbaj dot fëmijët (FOTO)

Share

Nadya Suleman ishte betuar se nuk do të xhironte kurrë një film porno për të mbajtur 14 fëmijët e saj. Por Oktomamaja, e quajtur kështu pasi ka lindur tetë fëmijë njëkohësisht, është në telashe të mëdha financiare. Për këtë arsye ka vendosur të hyjë në botën e filmave porno, për të mbajtur fëmijët.

36 vjeçarja ka nisur madje edhe të shohë filma porno që të mësojë përpara se të nisë zanatin e ri.

Fillimisht ka xhiruar diçka solo, ndërkohë që ishte shumë nervoze. Pas xhirimeve, një burim tha se ajo ishte shumë mirë.

Oktomamaja është në borxh në fyt. Ajo duhet të paguajë 1 milion dollarë. Për të pozuar topless ajo mori vetëm 10 mijë euro.

Amerikania është bërë e njohur pasi i ka lindur fëmijët, përfshi këtu edhe tetënjakët, me fertilizim in vitro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›