Jam një prostitutë e lumtur, Brazili hedh poshtë fushatën kundër AIDS-it
Brazil- Ministria e Shëndetësisë braziliane ka hedhur poshtë një fushatë online me titull “Unë jam e lumtur që jam një prostitutë”, vetëm pak kohë pasi ajo ishte shfaqur në faqen zyrtare online të ministrisë.
Mesazhi ishte pjesë e një programi të edukimit të gjerë në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe synonte reduktimin e paragjykimeve ndaj punëtorëve të seksit.
Ministri i Shëndetësisë, Alexandre Padilha tha se ai kurrë nuk e kishte miratuar këtë referencë: “Unë nuk mendoj se ky është një mesazh që ministria donte të transmetonte”,- tha ai.
Z. Padilha tha se mesazhi ishte duke u testuar në faqen e internetit të ministrisë, por kjo nuk ishte menduar të botohej,- tha ai.
“Për sa kohë që unë jam në detyrë, një reklamë e tillë nuk do të jetë pjesë e fushatave tona,” tha ai për agencinë Estado. Kritikët në Brazil thonë se fushata përlëvdon prostitucionin. Ministri i Shëndetësisë braziliane tha se fushata ministria e tij duhet të përqëndrohet vetëm në çështjet e shëndetit.
Qeveria braziliane është lavdëruar shumë për programin e saj ndaj Aids, e cila përfshin shpërndarjen e prezervativëve falas dhe një qasje pragmatike ndaj problemit në një vend me shumicë katolike romake.
Por kjo nuk është hera e parë që fushatat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë tërhequr kritika. Vitin e kaluar, ministria ka nxjerë një video të prodhuar për periudhën e festimeve të karnavaleve duke shfaqur një çift homoseksual.
Fushata aktuale e ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme do të shkojë përpara, pa iu referuar “prostitutave të lumtura”. Ajo është titulluar “Nuk është turp të përdorësh një prezervativ”.
Brazili ka përjetuar një bum në turizmin seksual në vitet e fundit. Me varfëri të përhapur në vend, shumë djem dhe vajza i hyjnë prostitucionit në një moshë shumë të re.
Autoritetet në nivel federal dhe shtetëror janë zotuar për të adresuar problemin.
Arisa Liço/IDEA/