E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja mënyra më e mirë për ta ruajtur martesën!

SHBA- Harrojini përplasjen dramatike të dyerve dhe hidhërimet për shkak të çorapëve të palara të hedhura gjithandej nëpër dhomë. Frustrimin mbajeni për vete, nëse dëshironi të jetoni e lumtur me princin tuaj gjithë jetën, si në përrallë. Së paku kështu thonë ekspertët.

Këshilla më e mirë të cilën japin personat e sprovuar, kur është fjala për jetën në martesë, është që të mësoni shkathtësinë e shmangies së konfliktit. Si duket, çelësi për martesë sa më të gjatë (jo domosdo edhe i lumtur) është që të jesh e qetë.

Kjo këshillë është në kundërshtim me atë që zakonisht na këshillojnë të bëjmë në martesë apo në jetën e përbashkët, - të jemi të sinqertë dhe të kemi komunikim të hapur. Mirëpo, psikologët thonë se si për çiftet e vjetra kjo mënyrë është më e mira që qetësia të ruhet pas shumë vitesh hidhërimesh dhe grindjesh.

Shkencëtarët kanë hulumtuar zhvillimin e 127 çifteve të martuara dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve i kanë xhiruar debatet 15-minutëshe midis tyre, duke i analizuar se çfarë komunikimi kishin.

“Ka mundësi që mosha dhe kohëzgjatja e martesës kanë rol në shmangie më të madhe të konflikteve”, konkludon autorja kryesore e hulumtimit, doktoresha Sara Holi, nga Universiteti Shtetëror i San-Franciskos.

Edhe nëse jeni në fillim të lidhjes apo në fillim të martesës, martesa afatgjatë nuk është diçka që duhet kuptuar lehtësisht. Një studim pak më i vjetër ka treguar që “tradhtia” është momenti në të cilin nuk e ndieni me kiminë e zjarrtë e cila ka rrymuar midis jush, por është shkaktari kryesor për divorc.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›