E Diel, 1 Nëntor 2026

Historike për Skënderbeun, mund 1-0 Neftçin dhe kalon turin e parë të Champions-it

Një fitore e vuajtur, e realizuar në minutën e 115-të të ndeshjes, por që i ka dhënë kualifikimin ekipit të Skënderbeut në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Kampionët shqiptarë kanë eliminuar kampionët në fuqi të Azerbajxhanit, Neftçi Baku, pikërisht me anë të golit të Orelesit, që duke futur pak edhe fatin brenda, bëri që mijëra tifozë të brohoritnin në Korçë dhe jo vetëm. Ndeshja ka qenë shumë e fortë, me Skënderbeun pak më shumë kërkues, madje edhe me disa raste të pastra, por gjithsesi koha e rregullt ka përfunduar 0-0, ashtu siç ka përfunduar edhe takimi i parë në Baku. Kështu që është dashur shtesa prej 30 minutash. Pikërisht në shtesë korçarët kanë marrë zemër, të cilët e kanë kërkuar golin me ngulm, derisa vjen nëpërmjet afrikanit Nuredin Orelesi, që rezulton “hajmalia” e Skënderbeut. Në 5 minutat e fundit Skënderbeu reziston mirë, madje në fund mund të kishte shënuar edhe një gol të dytë. Gjithsesi, mbyllet 1-0 dhe Skënderbeu kalon në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, teksa do të ndeshet me kazakët e Karagandys. (eduard.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›