Meta takon Ramën në selinë rozë
23-07-2013 / Gazeta 55
Ilir Meta viziton sërish selinë e Partisë Socialiste brenda pak ditësh.
Kryetari i LSI po zhvillon një takim kokë më kokë me Kryeministrin e ardhshëm Edi Rama ndërsa pritet që në fokus të bisedimeve të jenë detajet e qeverisjes së përbashkët.
Gjithashtu në takim pritet të diskutohet edhe për ecurinë e programit qeverisës me të cilin është angazhuar një grup i përbashkët pune mes PS dhe LSI.
Krerët e këtij grupit, Ilir Beqja i PS dhe Edmond Haxhinasto i LSI, kanë deklaruar më herët se brenda se së shpejti programi qeverisës do të jetë gati.