E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund ta provosh që je homoseksual në ushtrinë turke

Share

Shërbimi ushtarak në Turqi është i detyrueshëm për të gjithë meshkujt- vetëm në rast se janë të sëmurë, me aftësi të kufizuara ose homoseksualë. Por si mund të provosh që je homoseksual përpara tyre?

BBC në një program të sajin trajton këtë problem, duke thënë se të provosh diçka të tillë është tepër poshtëruese.

Një person rreth të 20-tave, Ahmeti, rrëfehet për BBC se çfarë i ndodhi kur u tha autoriteteve ushtarake se ishte gay.

Ata më pyetën se kur kam bërë seks anal për herë të parë, seks oral dhe se me çfarë lodrash luaja kur isha i vogël. Më pas më pyetën nëse më pëlqente futbolli, nëse vishja rroba femrash dhe nëse përdorja parfum femrash, thotë Ahmeti.

Kisha pak mjekër dhe në fakt kam një pamje mashkullore, prandaj ata më thanë se nuk dukesha si një mashkull gay. Më kërkuan që tu jepja një foto time veshur si femër. Refuzova, por u bëra një ofertë tjetër, të cilën e pranuan. U thashë një foto timen duke puthur një mashkull, thotë Ahmeti.

Tani ai është në pritje të asaj që njihet me emrin certifikata pink, e cila do e shpallë homoseksual dhe do e përjashtojë nga shërbimi ushtarak.

Ndërkohë në një rast tjetër, Gokhan thotë se u tregoi ushtarakëve fotot e tij duke bërë seks me një mashkull, që të binden se ishte gay.

Megjithatë jeta e homoseksualëve në Turqi tani është më e hapur. Ka kafe e klube nate për ta dhe parada gay që u mbajt vjet në Stamboll, ishte më e madhja e mbajtur ndonjëherë në Turqi. Sigurisht ishte unike për botën myslimane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›