E Shtunë, 31 Tetor 2026

James Comey konfirmohet në krye të FBI-së

Senati amerikan ka dhënë dritën jeshile për kandidaturën e James Comey, të propozuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për rolin e kreut të ri të FBI-së.

Comey, një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, gjatë presidencës së George W. Bush, është zgjedhur nga Obama për të pasuar Robert Mueller, njeriun që udhëhoqi FBI-në për 12 vjet dhe që kishte mbi supe menaxhimin e situatës pas 11 shtatorit 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›