Rrembehet ne Siri nje prift jezuit

Eshtë rrëmbyer nga një grup islamikësh radikalë që mbështeten nga Al Kaeda prifti jezuit Paolo Dalolio, prej vitesh i impenjuar në Siri për dialogun ndërfetardhe publikisht kritik ndaj regjimit të presidentit Bashar Al Asad. Prifti, i lindur në Romë, 58 vjec është rrëmbyer teksa shëtiste në rrugët e Rakas, në veri të Sirisë. Në vitin 2011 ai ishte përzënë nga Damasku gjatë shtypjes së protestave kundër regjimit.