E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton takon ish presidentin Morsi ne Egjipt

Ketrin Eshton ka kritikuar largimin me dhunë nga posti i presidentit të Mohamed Morsit.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton është takuar në Egjipt me ish presidentin Morsi. Ajo ëshët shprehur si ai ishte i sinqertë dhe ndjek rregullisht mediat për të parë situatën në vend.
Eshton është zyrtarja e parë perëndimore që takon presidentin Morsi që nga përmbysja nga pushteti më 3 korrik.
Ndërkohë dy palët kundërshtare në Egjipt vazhdojnë të kërcënojnë njëra tjetrën. Vëllezërit muslimanë kanë vendosur sfidën e radhës dhe kanë bërë apel për protesta të reja dhe masive në bështetje të ish presidentit Morsi. Një pozicion ky i vendosur pavarësisht paralajmërimeve të ushtrisë e cila kërcënon se do të ketë masa të ashpra.
Një zëdhënës i lëvizjes islamike ëshët shprehur sedo të mbrohet me cdo kusht kushtetuta e vendit dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet asnëj iniciativë që vjen si pasojë e grushtit ushtarak që solli dhe largimin e presidentit Morsi.
Njjë skenar që paralajmëron një situatë të tensionuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›