Jan Frodero fiton medaljen e arit ne triatlon
Gjermani, Jan Frodeno ka fituar medaljen e arte ne triatlon ne Lojerat Olimpike ne Pekin. Frodeno pas 1500 metrave not, 40 km pedalim me biciklete dhe 10 km vrapim arriti t'i gezohet fitores ne metrat e fundit para kanadezit, Simon Uitfield, i cili ishte i arte ne Sidnei ne vitin 2000. Nderkohe medalja e bronzte i takoi garuesit nga Zelanda e Re, Bevan Dosherti. Frodeno eshte ish-notar, i cili me triatlon filloje te merret para tete vitesh dhe deri me tash suksesi i tij me i madh ishte ne Kampionatin boteror ne vitin 2007, kur zuri vendin e gjashte. "Perparesia ime me e madhe ishte se askush nuk me ka llogaritur kandidat per te fituar medalje. E kam ditur se do te jete nje gare e veshtire dhe e paqarte deri ne fund", ka theksuar Frodeno, i cili jeton ne Kejp Taun te Afrikes se Jugut dhe nje dite me heret festoi ditelindjen e 27-te. "Nuk kam mundur te deshiroj nje dhurat me te mire se sa kjo medalje e arte per ditelindjen e 27-te", ka perfunduar Frodeno. Kinezja 16-vjecare He Kexin fitoi medaljen e arte ne paralelen asimetrike. Ne finalen me interesante ne garat e gjimnastikes, He Kexin dhe kampionia olimpike ne shumegaresh, amerikania Nastia Liukin, kane fituar pike te njejta 16.725 pike, por duke iu falenderuar te ashtuquajtures rregulli i tajbrejkut, medalja e arte i takoi gjimnastes kineze, ngase amerikania pati vleresim me te dobet per ekzekutimin e saj. Nderkohe medalja e bronzte i takoi kinezes, Jang Jilin. Kinezi 23-vjecar, Cen Jibing ka fituar medaljen e arte ne veglen e unazave. Me paraqitjen e tij te shkelqyeshme, Jibing grumbulloi 16,600 pike. Medalja e argjendte i takoi bashkekombesit te tij, Jang Vei, kurse medalja e bronzte ukrainasit, Aleksander Vorobjov. Polonia eshte stolisur me medaljen e pare te arte ne gjimnastike ne Pekin. Ne kercimin mbi kali me i suksesshmi ishte Leszhek Banik. Medalja e argjendte i takoi francezit, Buhail, kurse medalja e bronzte rusit Golotsutskov. Britaniku Pol Gudison ka fituar medaljen e arte ne lundrim me vela, ne klasen e ashtuquajtur Laser. Ne kete menyre Gudison ia sjelli Britanise se Madhe medaljen e trete te arte ne Lojerat Olimpike ne Pekin.