Nigeri-Argjentine, finalja e madhe
Askush nuk e kishte parashikuar ne fillim te Lojerave Olimpike Pekin 2008, madje, askush nuk do te kishte vene bast per dicka te tille, por ja qe ndodhi. Nese per Argjentinen nuk perben cudi, Nigeria, e cilesuar si "e pashprese", ka gjetur finalen e dyte te Lojerave Olimpike ne historine e saj pas asaj te Atlantes ne vitin 1996. Keshtu, finalja do te jete teresisht nje beteje mes dy ekipeve qe e kane provuar arin me pare, pasi Argjentina triumfoi ne Lojerat e Athines. Ne gjysmefinalet e luajtura dje, Argjentina shkermoqi Brazilin. Nje 3-0 qe nuk le dyshime ne menyren sesi eshte zhvilluar ndeshja, pasi verdhjeshilet kane qene thuajse te pafuqishem perballe organizimit te kundershtareve dhe viktima te ritmit te tyre te ngadalte. Dinjo me shoke nuk arrijne kurre te behen te rrezikshem. Ne pjesen e dyte, dygoleshi i Agueros carmatos brazilianet dhe goditja e fundit e Rikelmes nga pika e bardhe e penalltise firmos 3-0. Pas golit te pare te Agueros, Brazili kerkon te reagoje disi, por mbetet pa mend pas golit te dyte te asit te Atletikos se Madridit. Dy shtyllat e goditura nga Sobis dhe Ronaldonjo shkaterron nervat e Brazilit, qe dorezohet. Ne ndeshjen tjeter, Nigeria ka dhuruar nje spektakel te vertete dhe shume emocione perballe Belgjikes. Afrikanet kane dominuar krejt takimin, madje kane qene autore te mjaft levizjeve dhe kombinimeve spektakolare qe kane sjelle ovacione ne stadiumin e Shangait. Takimi perfundon 4-1 per afrikanet, qe ne pjesen e dyte kane shperthyer me tre gola. Autoret ishin Adafemi ne minuten e 18-te, Edu ne minutat 60', 73' dhe Okonkvo ne minuten e 79'. Golin e ngushellimit per Belgjiken e shenoi Kiman kur duheshin dhe 60 sekonda nga perfundimi i kohes se rregullt.