E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahit Prizreni deshton ndaj kampionit aziatik

Shuhet dhe shpresa e fundit e perfaqesueses Kombetare ne Lojrat Olimpike "Pekin 2008". Mundesi kosovar Sait Prizreni i cili mbajti dhe flamurin e delegacionit shqiptar ne ceremonine e hapjes se lojrave, u mund nga Bazarguev. Sait Prizreni u eliminua ne raundin e II duke mbyllur perfundimisht garen e tij, por edhe te gjithe perfaqesueses shqiptare. Pervec peshengriteses Romela Bega, e cila zuri vendin e gjashte ne bote ne peshen 58 kilogram, duke ngritur 216 kilogram ne dy garesh, asnje atlet tjeter shqiptar nuk arriti te zinte vend te mire ne keto lojra Olimpike. Tre dite me pare me 16 gusht atletja shqiptare Klodiana Shala nuk arriti te kualifikohet ne garen 400 metra. Atletja shqiptare doli e 7-ta ne baterine e saj kualifikuese dhe e 46-ta ne perfundim te gares, duke shenuar kohen 54.84 sekonda. Me kete rezultat Shala nuk arriti te vendose as rekordin e saj personal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›