E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi mirëpret rikthimin e Kakas

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 17:14

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se do të mirëpriste rikthimin e Leite Kakas në klub.

Reprezentuesi brazilian është lënduar përsëri në Real Madrid dhe duket sikur ka humbur vetëbesimin e tij në Spanjë.

Kaka spekulohet të jetë i zemëruar me mënyrën si është trajtuar nga trajneri Jose Mourinho dhe mund të largohet nga klubi, pas vetëm dy sezoneve në Santiago Bernabeu. Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, mohoi mundësinë e rikthimit të Kakas në San Siro për shkak të pagës, por Berlusconi mendon ndryshe.

“Nuk është çështje e parave. Ende nuk kam biseduar me Gallianin. Nuk di asgjë rreth kësaj. Por, ne jemi këtu dhe e mirëpresim me duar të hapura”, tha Galliani i cili festoi 25 vite në drejtimin e Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›