“Janë përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave”
15/04/2010 Organizohet në Parlamentin Evropian konferencë për Shqipërinë
Berisha vlerëson se integrimi të bazohet mbi performancën dhe meritën
Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduart Kukan, ka deklaruar dje se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për të përfituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Duke folur gjatë konferencës së organizuar në Parlamentin Evropian, nga fondacioni “Robert Schuman”, për nder të Kryeministrit Sali Berisha, zyrtari i lartë evropian ka theksuar se integrimi i Shqipërinë në BE është i rëndësishëm për Shqipërinë, siç është i rëndësishëm edhe për BE-në. “Delegacioni, të cilin unë kryesoj, do të qëndrojë përherë më mënyrë realiste dhe do të ndihmojë gjithmonë me shumë realizëm miqtë tanë shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së. Ne kemi pasur vetë mundësinë, në vizitën tonë në Shqipëri, për të parë nga afër progresin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në këto vite”, ka deklaruar Kukan. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë kësaj konference se Qeveria që ai drejton e ka konsideruar dhe e konsideron procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si një proces që bazohet kryekëput në performancën dhe meritën. Sipas tij, liberalizimi është shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Berisha u ndal në zgjedhjet e 28 qershorit, duke i konsideruar ato si zgjedhjet më transparente dhe ku rezultatet u certifikuan nga të gjithë komisionerët. Por Kryeministri tha se përballë kësaj qëndron kryetari i opozitës, i cili thotë se e njeh rezultatin, por kërkon rinumërimin e votave. Berisha tha se ai është i gatshëm të trajtojë problematikën e zgjedhjeve, por kurrsesi të shkojë kundër vendimeve të gjykatave.
Takimet e Berishës
Në ditën e dytë të qëndrimit në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të institucioneve vendimmarrëse evropiane. Ai pritet të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy; me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët më të lartë të BE-së, kreu i Qeverisë shqiptare do të përqendrohet mbi proceset integruese të vendit në BE. Berisha do të kërkojë mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat.