“Foshnja 6 muajshe ulërinte kur Aldo Bare më vrau burrin”
15/04/2010 Banda e Lushnjës, flet Mimoza Demiri, gruaja e biznesmenit maqedonas
Me videokonferencë flet Mimoza Demiri. Rrëfimi i plotë i ekzekutimit të tregtarit të mollëve
TIRANË- Aldo Bare u përball dje në gjykatë me një dëshmitare të mbrojtur nga drejtësia, e cila rrëfeu skenën e vrasjes të së shoqit nga Alfred Shkurti. Këta dëshmitarë nuk dalin fizikisht përballë me të pandehurit, por në bazë të ligjit flasin nëpërmjet videokonferencës. Gruaja e Xhevat Demirit, i vrarë më 3 gusht të vitit 1997 në hyrje të Lushnjës për herë të parë ka drejtuar gishtin nga i pandehuri Aldo Bare duke e cilësuar si vrasës të burrit të saj bashkë me Afrim Hoxhën dhe tre persona të tjerë.
Rrëfimi
Mimoza Demiri, e cila ka qenë me shtetësi maqedonase, dje në rrëfimin e saj në gjykatë u shpreh se “Mua nuk më ka shtyrë njeri, kam parë vetë gjithçka. Deri tani nuk kam dhënë deklarime sepse kam qenë e tronditur dhe kam jetuar me frikë. Në momentin që m’u garantua mbrojtja vendosa të flasë. Unë nuk e fal gjakun e burrit tim. Jo se do të vras njeri, por do të kërkoj që drejtësia të shkojë në vend. Burri im është vrarë padrejtësisht. Nuk i ka pasur borxh njeriut. Burrin ma vrau Aldo Bare së bashku me Afrim Hoxhën dhe këtë e kam parë vetë”. Gjithashtu Demiri nëpërmjet videoconferencës ka treguar me hollësi momentin kur para syve të saj dhe dy fëmijëve i vranë burrin. “Në makinë ka qenë edhe një person tjetër me mbiemrin Gjyla. Ndërsa ende nuk më hiqen nga mendja ulërimat e foshnjës, vajzës së vogël vetëm 6-muajshe në atë kohë. Ne ishim në makinë si familje në hyrje të Lushnjës afër karburantit të Indrit Taullaut që tani është vrarë. Në të djathtë të rrugës na bënë me shenja për të ndaluar. Ishin katër persona të maskuar, por unë i njoha. Nuk folën asnjë fjalë. Sapo ndaluam makinën ata kërkuan që Xhevati të dilte jashtë. Ai doli dhe i pyeti çfarë kërkonin sepse nuk kishte lidhje me ta. Por personat që e vranë dhe që sot janë këtu para meje, nuk dhanë përgjigje. Ata qëlluan menjëherë duke e lënë të vrarë. Unë mbaj mend që kam ulëritur. Xhevati ra për tokë”,-tha Mimoza Demiri. Ndërsa ka shpjeguar se në vitin 1997 kur ka ndodhur ngjarja kanë pasur të ngritur një biznes që lidhej me tregtinë e mollës. Duke qenë se bashkëshorti i saj ishte me shtetësi maqedonase, ata kanë bërë tregti molle nga Shkupi në Lushnjë. Mendohet se kjo është edhe arsyeja. “Unë aktualisht jetoj sa në Tiranë sa në Shkup”, sqaroi Demiri.
Avokati Vladimir Meçi kundër dëshmitarit Gramoz Selmani
Vladimir Meçi, avokati i Aldo Bares, nuk mund të dëgjonte dëshmitaren Mimoza Demiri, pa kundërshtuar më parë gjithçka të deklaruar nga Gramoz Selmani. Ky i fundit u pyet një seancë më parë duke akuzuar direkt Baren për disa vrasje. Ndërkohë që Meçi tha se Prokuroria ka përdorur dy standarde. Sipas tij, Selmani në vitin 1999 është arrestuar për gjashtë vrasje dhe u lirua nga akuza për t’u përdorur si dëshmitar. Më tej ai tha se ky njeri duhej arrestuar dhe jo të pyetet me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Gjykata sipas Meçit duhet të jepte sqarime për këtë person e jo të heshtte. Me tone të ashpra avokati deklaroi se Gramoz Selmani nuk mund të merret si person i besuar për aq kohë sa ai mashtron hapur dhe mbrohet nga akuza për arsye që tashmë dihen. Deklarata e tij u fut në fashikullin e gjykimit, ndërsa u shoqërua edhe nga një kundërshtim i vet të pandehurit Aldo Bare. Për Vladimir Meçin, marrëveshja e bërë nga Prokuroria me Gramoz Selmanin ka qenë tepër e fshehtë dhe me përfitime. Në fund të deklaratës së tij avokati i kërkoi gjykatës të shihte pozicionin e dëshmitarit dhe ta sqaronte përfundimisht atë duke mos e marr në konsideratë.
Si u kthye Gramoz Selmani nga i akuzuar në dëshmitar
Dëshmitari kundër Aldo Bares Gramoz Selmani në vitin 1997 është marr i pandehur duke u dyshuar se ishte autor i vrasjes së shtetasit Genci Kashari. Por pas hetimeve të njëpasnjëshme, ky i pandehur doli i pafajshëm. Prokurori tha se ndaj shtetasit Gramoz Selmani janë pushuar hetimet në vitin 1997. Për këtë vrasje tashmë akuzohet Alfred Shkurti ( Aldo Bare). Gentian Trenova, prokurori i çështjes, lexoi me radhë të gjitha aktet e pushimit të hetimit për të pandehurit dhe më pas aktet e pushimit të gjykimit për të nga ana e gjykatës. Sipas akuzës, Gramoz Selmani, pavarësisht se ka qenë i pranishëm në momentin kur është vrarë Genci Kashari nuk del të ketë pasur lidhje me të. Vladimir Meçe tha se akuza e di shumë mirë që Gramoz Selmani është person me precedent penal dhe tashmë e paraqet atë si dëshmitarin kyç. Gramoz Selmani, sipas akuzës, është një ndër dëshmitarët kyç të procesit. Ai ka dhënë shpjegime lidhur me të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar brenda kësaj bande. Vetëm një seancë më parë ai u ballafaqua me Aldo Baren duke i thënë në sy se ishte i pranishëm kur iu vra vëllai Ramadan Shkurti dhe ka ikur me vrap.
Demiri për Baren
Mimoza Demiri, nëpërmjet videokonferencës duke iu përgjigjur dhe Bares, u shpreh se “Në momentin që m’u garantua mbrojtja vendosa të flasë. Unë nuk e fal gjakun e burrit tim. Jo se do të vras njeri, por do të kërkoj që drejtësia të shkojë në vend. Burri im është vrarë padrejtësisht. Nuk i ka pasur borxh njeriut. Burrin ma vrau Aldo Bare së bashku me Afrim Hoxhën dhe këtë e kam parë vet. Nuk më hiqen nga mendja ulërimat e vajzës së vogël dhe burri që ra në tokë”.
Bare për Demirin
I ndodhur i vetëm në kafazin e hekurt, Bare nuk ishte dakord me pyetjen e Demirit nëpërmjet videokonferencës. Ai tha se nuk e kupton çfarë është duke mbrojtur kjo dëshmitare. “Kjo mbron burrin apo komshinjtë”, tha Bare, por fjala iu ndërpre nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila i kujtoi se një gjë të tillë e ka përcaktuar ligji dhe konkretisht neni 340 i KPP pika C. Bare më pas shtoi se ajo ka folur edhe më parë dhe e kanë dëgjuar të gjithë.
Kicja kërkon mbrojtje
I mbrojturi nga drejtësia Arben Kicja është shfaqur në ambientet e gjykatës. Ka dhënë dëshminë kundër Aldo Bares nëpërmjet videokonferencës, por ndihet i braktisur. Dje në momentin që Demiri jepte dëshminë, Kicja deklaronte jo më i maskuar se e kishte bërë punën e tij, por nuk po gjente mbështetjen e shtetit. Ai tha se ndihej i braktisur nga të gjithë. Para gjykatës ndodhej së bashku me familjarët e tjerë për të kërkuar ndihmën e premtuar.