Jane te pakten 2 shqiptare kandidate per trajner te kombetares se futbollit

Kapaku nuk i është vënë kësaj historie tjetër kroate të kombëtares shqiptare, por nga “kazani” i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) nuhatet aromë ndryshimi. Josip Kuzhe ka lënë Tiranën për Zagrebin veç për disa ditë, e me siguri absolute do të kthehet të bisedojë me presidentin Armand Duka.
Në cep të skenës kanë dalë dy emra, dy figura të shquara të kombëtares kuqezi, si Besnik Hasi e Rudi Vata. i pari ish-mesfushor e mbrojtës qendre dhe sot ndihmëstrajner tek skuadra më e shquar e Belgjikës, dhe një nga ekipet më me traditë në Europë si Anderlehti.
I dyti, ish-kapiten i kuqezinjve, ish-lojtar i Dinamos e Sëlltikut në Skoci dhe i njohur më shumë si menaxher lojtarësh.
Si zakonisht në raste të tilla, në selinë e FSHF-së, pritet të vijnë dhjetëra CV trajnerësh, me emër apo buzëqumësht, siç ka ndodhur gjithnjë në momentet ku kombëtarja me trajnerët e saj kanë qenë në udhëkryq.
Natyrisht, nuk ka asnjë pohim zyrtar nga Federata. Duka është jashtë vendit, po ashtu si edhe trajneri Kuzhe. E vështirë të zhbirohet dhe të mësohet se çfarë ka më në thellësi, pas ballit të presidentit, por është e lehtë të imagjinosh se ai po i peshon kandidaturat në çdo moment.
Të mbajë apo të lëshojë dhe të ndryshojë? Kuzhe ende nuk quhet i larguar, madje Lorik Cana e Altin Lala e kanë mbështetur publikisht, por ndjesia është që silueta e Besnik Hasit po rritet e po rritet, duke u bërë një nga kandidaturat më të fuqishme. Ndoshta, ajo e vërteta.