Klubi i futbollit i Tiranes eshte tashme shoqeri aksionere
Ai që pritet të jetë një vendim historik u mor në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me 28 vota pro. Klubi i futbollit i Tiranës u kthye në një shoqëri aksionere dhe, ndonëse aktualisht 100 për qind të aksioneve e ka vetë bashkia, pritet të nisë procesi i afrimit të aksionerëve të tjerë, privatë.
Kryebashkiaku Lulzim Basha, shpjegoi se përse po merrej ky vendim.
Tirana ka pasur mjaft sponsorë dhe donatorë gjatë viteve 90-të dhe 2000, njerëz që rëndom janë quajtur presidentë, ndërsa ai që vazhdon të financojë është Refik Halili. Kryebashkiaku siguroi se ky kontribut i tyre do të njihet.
Natyrisht, për njohjen e kontributeve duhet bërë referimi me ligjet në fuqi, ndërsa duhen konsideruar edhe borxhet, pasi me vendim gjykate, Tirana i detyrohet jo pak një ish-presidenti si Metush Seferi.
Gjithsesi, krijimi i shoqërisë aksionere ishte një detyrim i kërkuar nga UEFA, rrjedhimisht edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Besohet fuqimisht se kjo do të jetë rruga më e mirë drejt së ardhmes.