E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janet Jakson bëhet zyrtarisht miliardere

janet jaksonJanet Jakson po feston arritjet e një pasurie prej një miliardë dollar në karrierën e saj muzikore dhe filmike.

Këngëtarja e hitit Rhythm Nation ka shënuar një record financiar,me pasurinë e saj që ka arritur në djetë shifra,shkruan revista Amerikane Variety.

47-vjeçarja,vëllai i të cilës,i ndjeri  Michael Jakson,po ashtu kishte tejkaluar këtë shifër gjatë karrierës së tij,mendohet se e ka krijuar këtë pasuri pas turneve muzikor ndër vite,shitjes së albumeve dhe roleve në filmat si The Nutty Professor II.

Janet,raportohet se gati gjysmën e shumës,458 milionë dollar,i ka fituar nga koncertet,304 milionë të tjera nga rolet filmike,përfshirë edhe komedinë me Eddie Murphyn dhe Tyler Perry,For Colored Girls,si edhe 268 milionë nga shitjet e albumeve dhe 81 milionë nga marrëveshjet e sponsorizimit,thekson NOA.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›