Si e ndryshoi modën seriali Sex and the City
Nga Terri Pous
TIME
Seriali i famshëm përdori trendet më të fundit të modës, duke i prezantuar ato: si aksesorët e vegjël (varëset The Carrie) dhe ato më të mëdhatë (veshje elegante që mund të përdoren edhe nga pjesa më e madhe e popullsisë). Programi që tërhoqi vëmendjen jo vetëm të Amerikës, por të gjitha botës, filloi si një fenomen i zakonshëm për tu shndërruar në një kulturë të kohëve moderne. Në përfundim të serive të filmit, ai nuk ishte vetëm një deklaratë mbi stilin personal, por u kthye në një seri komentesh në të gjithë qytetin e Nju Jorkut. Në fillimet e tij, seritë e filmit nxorën në pah stilin personal. Çdo veshje e secilës prej personazheve të filmit, reflektonin stilin e tyre personal. Quirky Carrie shfaqej me veshje moderne të kombinuara në mënyrë të guximshme; Miranda përdorte veshje që nuk kishin të bënin aspak me fuqinë e veshjes; Charlote preferonte fustanet; ndërsa Samanta zgjidhte gjithçka që asaj i pëlqente, në ngjyra të dukshme dhe me forma. Stilistët bënë të pamundurën që veshjet e tyre të përshtateshin me identitetin e tyre. Ndikimi më i madh i Seksi dhe qyteti është meritë e stilistes Patricia Field, që u bë e njohur për përkushtimin ndaj karaktereve, deri në detajin më të vogël. Më poshtë jepen katër mënyrat se si ky serial ndryshoi modën.
1 Fiksimi pas këpucëve
Carrie Bradshau, në një moment paniku ekonomik, u shpreh, unë shpenzoj 40 mijë dollarë për të blerë këpucë dhe nuk kam një vend ku të jetoj?! Teorikisht do të jem gruaja që jeton në këpucët e saj. Gruaja e fiksuar pas këpucëve, nuk ishte e ekzagjeruar në stilin e saj. Miranda llogariti se shpenzimet e Carriet për 100 palë këpucë, rreth 400 dollarë pala, tejkalonin të ardhurat që prodhuesit e filmit prisnin të fitonin. Carrie u kritikua nga miqtë e saj dhe agjencitë e kredive. Një hajdut e ndaloi atë një herë në rrugë duke i kërkuar çantën dhe këpucët e saj Manolo Blahniks. Një herë tjetër, ajo u kritikua nga një mikeshë pasi shpenzoi paratë me të cilat duhej të blinte një dhuratë për një fëmijë të porsalindur, për një palë këpucë. Carrie mbrojti mendimin e saj për të drejtën e femrave për të patur këpucë. Drejtori i filmit Majkëll Patrik King, më vonë vuri në dukje se e drejta për të patur këpucë e Carriet, inspiroi një numër të madh grash për të krijuar listën e tyre të dëshirave për këpucë. Veprimet e saj ishin karakteristikë e fiksimit të saj pas këpucëve. Dilemat e Bradshaut për të zgjedhur ndërmjet sandaleve të lëkurës Jimmy Choo, Manolo Blahnik dhe Uggs, pati një ndikim të madh në fanatikët e këpucëve. Kjo gjë bëri që dizenjuesit e këpucëve të bëheshin të famshëm përtej kontekstit të brendshëm ku ishin përpara shfaqjes së filmit. Preferenca për këpucë shik u bë më shumë se interesim apo aspirim; u bë një simbol i krenarisë femërore, një mënyrë universale për të shfaqur stil pavarësisht peshës apo formave trupore. Femrat mund të ecin përpara me klas në botët e ndryshme që janë pjesë e jetës femërore, me një palë këpucë Prada, ashtu si Carrie dhe mikeshat e saj. Kjo u bë më e dukshme në librin dhe filmin In her shoes, historia e dy motrave tërësisht të kundërta që kishin të përbashkët vetëm pasionin për këpucët dhe numrin e këmbës. Ashtu si Carrie u shpreh për revistën Vogue, Meshkujt mund të mos i njoh, por këpucët këpucët i njoh. Falë saj, i njohin dhe të tjerët.
2 Çantat e shtrenjta
Çanta Fendi Baguette e Carriet ishte çanta që i dha jetë industrisë së çantave të shtrenjta, pasi Plum Sykes e vuri atë në katalogun e Vogue. Kjo çantë u bë pjesë e industrisë së çantave dhe më pas e duhet ta kem patjetër, ashtu si çantat Mukarami dhe Balenciaga të Louis Vuitton, ashtu si dhe një katalizator për dizenjimin e imitacioneve të kësaj çante të shfaqur në episodin Sex and Another City. Kur Fendi, prezantoi sërish çantën Fendi Baguette Majin e kaluar, Sarah Jessica Parker tregoi se sa e rëndësishme ishte kjo gjë për të. Në sezonet e para të Sex and the City, ashtu siç Parker tha në një intervistë për The Financial Times, Patricia Field kërkonte veshje dhe aksesorë në dyqane të lira dhe me produkte të përdorura, për të mbetur brenda buxhetit të showt. Fendi ishte shtëpia e parë e rëndësishme e dizanjit që huazoi produkte, përfshi këtu dhe Baguette, që u prezantua në 1997. Kjo realisht hapi dyert dhe ndikoi në një pjesë të madhe të audiencës sidomos zakoni i Carriet për të shpenzuar më shumë para në ndjekjen e modës se sa në shtëpinë e saj. Ajo është shprehur se momenti përcaktues që e bëri Carrie Bradshau një ikonë stili ishte përdorimi i çantës Fendi Baguette; dhe se shtëpi të tjera dizanji ishin më të gatshme të përdornin veshje të përdorura pasi Fendi bëri një gjë të tillë.
3 Aksesorizimi i popullit
Në Sex and the City, ishin aksesorët ato që e bënin gruan. Me një mesatare me të paktën një skenë lakuriqe në episode, ata kishin nevojë për disa elementë, jo rroba, për ti mbajtur ngrohtë. Pamja e çdo karakteri ishte krijuar në bazë të personalitetit të tyre (siç ishin çantat dhe takat për Mirandën pragmatike dhe syzet Chanel të Samantës, për të vënë në dukje moshën e saj të rritur). Ky ishte një revolucion i filmit Sex and the City në stilin personal. Fatmirësisht (ose fatkeqësisht në disa raste), një pjesë e këtyre detajeve ishte një mënyrë e përshtatshme dhe e mundshme për të përsëritur karakterin e tyre. Ndërkohë që Carrie përdorte aksesorë të vegjël dhe që nuk binin në sy, tre personazhet e tjera të filmit krijuan profilin e tyre, stilin e tyre, me aksesorë tejet të dukshëm.
Carrie: Karakteri i fiksuar dhe mjaft i dhënë pas veshjeve, që nuk dështoi asnjëherë të kombinonte veshjen e saj me disa elementë të vegjël. Ajo mbahet mend për preferencat për fustanet me lule, varëset me pllaka me emër, rripat me elementë të ndryshëm, varësen me unazën e fejesës, fashat (kordele, të cilat ajo i vendoste në krah apo kokë) dhe vëthët e saj modern me emrin e saj në to.
Samanta: Ajo përdorte aksesorët për të thyer veshjen e saj të përditshme, veshjen e punës. Ajo shpesh përdorte karfica zbukuruese, vëthë dhe shami për të vënë në dukje personalitetin dhe stilin e saj. Miranda: Karakteri më i ndjeshëm që donte modën, por nuk jetonte për të. Veshja e saj e punës ishte kryesisht një kostum. Ajo vishej thjesht dhe gjatë aktiviteteve të tjera dhe kohës së lirë. Megjithatë ajo përdorte rripa të ndryshëm ose xhaketa.
Charlote: Princesha e rafinuar e Manhatanit vinte në dukje stilin dhe personalitetin e saj femëror përmes përdorimit të syzeve të diellit Jackie O., perlave dhe çantave dhe këpucëve të ngjyrave të ndryshme, që i kishte gjithmonë të kombinuara me njëra tjetrën.
Aksesorët e show t ishin si partnerët e tyre nuk ndryshoheshin asnjëherë, shpesh të disponueshme, por gjithmonë të vlerësuara kur përdoreshin.
4 Trupi jashtë
Kjo nuk është një surprizë e madhe në fund të fundit, show është titulluar Sex and the City. Femrat (me përjashtim të Sarah Jessica Parker, që nuk kishte në kontratë skena nudiste) në shumë skena të filmit aktoret janë shfaqur pa rroba. Madje edhe veshjet e tyre në shumë raste nxirrnin në pah lëkurën e tyre. Në fund të 90, gjithçka që ishte në modë kishte të bënte me pjesët e trupit ndërmjet kraharorit dhe belit. Shfaqja e filmit ndryshoi modën e nxjerrjes në pah të gjoksit dhe theu kodin konservativ të veshjes një herë e përgjithmonë, dhe për të gjithë, duke çliruar dhe bërë të mundur që njerëzit të visheshin sipas shprehjes së individualitetit të tyre. Ishte Carrie, që nxorri në modë trendin e shfaqjes së gjoksit. Veshjet e saj me dantellë sollën në modë fustanet dhe bluzet që ishin të dukshme, transparente. Kjo mund