E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sozia e Psy mashtron Kanë-n (FOTO)

Një aziatik, duke përfituar nga ngjashmëria e madhe me këngëtarin koreano-jugor, Psy ka fituar akses në eventet më speciale të festivalit të filmit në Kanë, duke u hequr si këngëtari i Gangnam Style.

Psy-ja fals ka dhënë autografe të panumërta për fansat e tij, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot me personat e tjerë të famshëm, mes të cilëve edhe një me aktoren e Skyfall Naomie Harris. Fotoja është shkrepur gjatë festës së organizuar nga shtëpia e bizhuterive, Chopard.

Aktorja e ka postuar atë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter. Pikërisht këtu është zbardhur mashtrimi perfekt i sozisë së Psy. Psy i vërtetë sapo ka parë foton ka komentuar:

Mesa duket ka një tjetër unë që vjen vërdallë nëpër Kanë. Përfitoj nga rasti ta përshëndes, shkruajti këngëtari koreano-jugor,thekson “ArenaOnline”.  P.K

66¡ Festival di Cannes: PSY sulla Croisette

Cannes - Psy quitte le Martinez ˆ Cannes Psy ospite del festival di Cannes

s3

Cannes - Psy quitte le Martinez ˆ Cannes Psy ospite del festival di Cannes

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›