Janjiq: Shkarkimi i Rada Trajkoviqit, i ndërlidhur me zgjedhjet

Analisti politik dhe njohës i rrethanave në Kosovë, Dushan janjiq, ka vlerësuar se shkarkimi i Rada Trajkoviqit nga posti i ushtrueses së detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë është i ndërlidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë, por me “shpalosjen e politikës së re”, transmetojnë mediat serbe. "Zyra për Kosovën me shpejtësi ka nis që të caktojë kuadrot dhe kjo ka të bëjë me dy çështje- së pari me përgatitjen e zgjedhjeve dhe me idenë e vjetër që të përdoren ndërmarrjet publike dhe së dyti që të tregohet një farë politike e re”, tha Janjiq për agjencisë serbe Tanjug.
Ai ka përkujtuar se Trajkoviq është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ka vlerësuar se udhëheqsi i ri i Shtëpisë së Shëndetit, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për Listen unike serbe.
Si faktor të tretë Janjiq ka përmendur “ndërhyrjen” në sektorin e mjekësisë për të treguar se ata që duan të jetojnë nga puna në Kosovë duan ndryshime të shpejtuara, ndërsa ata të mëparshmit duan status quon.
"Ky ka qenë momenti më i keq i mundshëm që të shkarkohet kushdo qoftë”, tha Janjiq.
"E gjithë kjo ka pasur mundësi dhe është deshtë të bëhet më herët- në këtë kohë parazgjedhore duhet ta kemi të qartë para se gjithash, se ndër të tjera kemi shkarkuar gruan e cila në të vërtetë ka patentuar Listen unike serbe”, ka thënë Janjiq.
Ndërsa, të shtunën, drejtoresha e deritashme e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë i ka thënë agjencisë serbe Tanjug, se për vendimin për ndërrimin e saj nga ky post ka marrë vesh sot rreth orës 15 dhe se është “shumë e befasuar”. Megjithatë, siç tha ajo, në “një farë mënyre e ka pritur atë”.
"Informata për shkarkimin tim për mua është befasi, jo edhe aq e madhe sepse, më 1999 socialistët më kishin dëbuar fare nga puna, kur mbeta edhe pa rrogë deri me ardhjen e Zoran Gjinxhiqit. Ky shkarkim vetëm sa tregon kontinuitetin e politikës nga Milosheviqi te Daçiqi”, ka thënë Trajkoviq.
Sipas fjalëve të saj, nuk ka pasur fare ndonjë paralajmërim për këtë vendim nga ana e Qeverisë së Serbisë./Indeksonline/