Pyjet në Prizren, dëmtohen nga prerjet ilegale

Pyjet në komunën e Prizrenit, çdo ditë janë duke u dëmtuar nga prerja ilegale. Përgjegjësi i Njësisë së Pyjeve në Prizren, Izet Osmanaj tha se shumë shpejtë pyjet në në këtë komunë do të shndërrohen sikur ato në Shqipëri. “Pyjet në komunën e Prizrenit janë të mjerushme“, tha Osmanaj për “PrizrenPress”.
Komuna e Prizrenit, sipas tij, nuk është në gjendje të mbrojë pyjet. “Komuna nuk është në gjendje t’i mbrojë pyjet, dhe as nuk i mbështesin njësitë pyjore. Këtu fajet e mëdha i ka edhe APK-ja”, tha Osmanaj për prizrenpress.
Ai tha se Njësiti i Pyjeve në Prizren, po ballafaqohet me mungesë të rojtarëve dhe me mungesë të stafit teknik. “Dëmi i pyjeve po bëhet natën”, tregon Osmanaj. Sipas tij, mundësia për të kujdestaruar pyjet 24 orë është shumë e vogël. “Numri i rojtarëve të pyjeve në Prizren është i vogël.Kemi mungesë edhe së paku të katër rojtarëve dhe dy teknikëve të pylltarisë”, tregon Osmanaj.
Sipas tij, me ligjin e pyjeve 2003/03 një rojë duhte t’i mbulon nga 500-1500 hektar të pyejve. Osmanaj tha pyjet mund të shpëtohen vetëm me ligj. “ Pyjet duhet të rregullohen me një ligj të përshtatshëm për vendin tonë”, tha Osmanaj./Indeksonline/