Janku dhe Jareci caktohen sërish gjyqtarë të FIFA-s
Tiranë - Albano Janku dhe Sokol Jareci do të jenë arbitra të FIFA-s edhe për vitin 2009. Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një ceremoni, në të cilën ka bërë publik edhe emrat e asistentëve. Ata do të jenë: Emiljano Biçaku, Ergin Doda dhe Denis Rexha.
Gjyqtari i ri, Remzi Sadiku është cilësuar nga FSHF-ja si gjyqtari i perspektivës, për të cilën i është dorëzuar edhe dekorata. Gezim Koka është dekoruar si asistenti më i mirë i perspektivës.
Gjyqtari i ri, Remzi Sadiku është cilësuar nga FSHF-ja si gjyqtari i perspektivës, për të cilën i është dorëzuar edhe dekorata. Gezim Koka është dekoruar si asistenti më i mirë i perspektivës.