E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero: Qëndroj nëse dëshiron Atletiko

Madrid - Kun Aguero i qëndron larg interesimit të skuadrës së Interit. Futbollisti i Atletikos së Madridit, në një intervistë për AS, është shprehur i gatshëm për të qëndruar tek kjo skuadër, nëse këtë e dëshirojnë drejtuesit.

“Nëse Atletiko më kërkon të qëndroj, unë do ta bëj këtë. Këtu më kanë trajtuar mirë”, shprehet argjentinasi Aguero.

Sulmuesi argjentinas ishte mjaft vendimtar në suksesin e Atletikos në përballjen me Barcelonën. Kun Aguero, së bashku me shokët e tij, ka përpara një sfidë të vështirë me Porton për Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›