Vendosin italianët: Në vend të parë Është Tirana… !Për vendin e parë neni 25 është përcaktues. FSHF konsultohet me federatën homologe

Goli në fushën kundërshtare në ndeshjen direkte nuk vlen. Federata Shqiptare e Futbollit pas 24 orë konsultimesh dhe në prani të drejtuesve të bardheluve dhe kuqebluve dje kanë vendosur zyrtarisht: Tirana do të jetë në vendin e parë. Një konsultë e zgjeruar me Federatën Italiane nga është marrë e gatshme rregullorja ka sjellë edhe përgjigjen përfundimtare.
Situata – në fund të fazës së dytë Tirana dhe Vllaznia e panë veten me pikë të barabarta. Në këtë mënyrë duheshin ndeshjet direkte për ta përcaktuar skuadrën e vendit të parë. Duhet shpjeguar që vendi i parë në këtë pikë të kampionatit është shumë i rëndësishëm, pasi kondicionon gjithë fazën e tretë. Përtej kësaj vendi i parë në ndeshjen e fundit do të presë vendin e dytë në fushën e saj dhe në këto kushte ndihet më e avantazhuar. Duke qenë se rivaliteti mes Tiranës e Vllaznisë pritet të jetë i ethshëm deri në fund, takimi i fundit i kampionatit mund të shndërrohet gati-gati në një finale. Tirana dhe Vllanzia i kishin të dyja ndeshjet mes tyre në barazim. Ndeshja në Shkodër ka përfunduar 0-0, ndërkohë që ndeshja në Tiranë ka përfunduar 1-1. Pikë së pari u mendua se fakti që skuadra shkodrane ka shënuar një gol në fushë kundërshtare do ta favorizonte, por pasi rishihet rregullorja del që goli në fushë kundërshtare nuk ka vlerë. Merre parasysh vetëm diferenca e golave. E cila është në barazim. Kaos i vërtetë. A mund të merret parasysh golavarazhi.
Dje – situata dje është sqaruar disi. Neni 25 parashikon marrjen edhe në konsideratë të golavarazhit të përgjithshëm. Ky nen vlen për fundin e kampionatit, megjithatë neni paraardhës, ai 25, që përcakton renditjen e çdo jave flet qartë se duhet t’i referohet nenit 26. Në këtë Tirana del fituese. Nëse për një javë të caktuar merret parasysh kriteri i fundit i kampionatit dhe komponentët e tij atëherë në vend të parë është Tirana sepse ka një golaverazh më të mirë të përgjithshëm deri tani se sa Vllaznia.
Rregullorja nuk përcakton më një finale në fund të kampionatit
Nga një lapsus në një të tjetër, prej vitesh Federata Shqiptare e Futbollit kishte vendosur që nëse dy skuadra në fund të kampionatit do dilnin me pikë të barabarta atëherë nuk do të ishin takimet direkte apo golavarazhi që do të merreshin në konsideratë për të shpallur fituesen. Por një ndeshje finale. Pra mjaftonte që dy ekipet të kishin të njëjtën numër pikësh dhe do të duhej një ndeshje e vetme. Ky rregull nuk vlente për skuadrat që do të shkonin në Europë apo për skuadrat që do të dilnin nga kategoria. Këto të fundit do të procedonin sipas rregullores klasike.
Gabimi – gjatë muajve të verës Federata Shqiptare bëri disa ndryshime për disa vakume ligjore që kishte në disa pika të rregullores së pikëve. Pasi u morrën të gatshme nga Federata Italiane u zyrtarizuan si rregulla të reja duke harruar një element shumë të rëndësishëm. Ndeshjen finale. Që do të thotë se këtë vit, të paktën zyrtarisht nuk është shkruar asgjëkundi, që nëse dy skuadra dalin me pikë të barabarta do të luajnë një ndeshje shtesë.
Rrjedhimi – nëse ky ligj do të ishte atëherë momenti juridik që kaloi dje FSHF do të ishte më i komplikuar. Neni 25 thotë që për renditjen e çdo jave merret parasysh kriteri i fundkampionatit. Nëse do të kishim një ndeshje shtesë në fund të kampionatit për të përckatuar vendin e dytë dhe të parë, atëherë pse të mos kishte një ndeshje shtesë për ta përcaktuar edhe tani një gjë të tillë. Pavarësisht se mund të shtohej një ndeshje për gjithë situatën e krijuar kjo do të ishte një zgjidhje më interesante.
Shqetësimi – kur kanë parë se nuk ekzistonte ligji për një ndeshje finale, nëse dy skuadrat dalin me pikë të barabarta, drejtuesit e FSHF-së janë shqetësuar. Në unison e pranojnë se ky është një lapsus, pasi do të ishte më e ndershme që të ketë një takim të tillë shtesë dhe tani po shohin të gjitha format juridike për rikthimin e vendimit. Një mbledhje e Komitetit ekzekutiv mund të jetë përcaktuese edhe për këtë gjë.
Burimi: Gazeta "Sport Ekspres"
E Marte, 03 Mars 2009