Jankullovska pret Daçiç për çështjen e azilantëve
Kështu deklaroi dje në Shkup ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimit me ministren e Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, në të cilin kanë biseduar për numrin e madh të qytetarëve nga Serbia e Jugut dhe Maqedonia të cilët kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian.
Ministrja e Brendshme e Maqedonisë theksoi se shifra e azilantëve tashmë është duke u zvogëluar. "Do të vazhdojmë me tempo të pa zvogëluar në pjesën e informimit të qytetarëve për përmbajtjen e mirëfilltë të liberalizimit të vizave dhe për problemet të cilat mund të shkaktohen para së gjithash personalisht për ta nëse janë azilkërkues të pasuksesshëm duke marrë parasysh politikën migruese të BE-së", deklaroi Jankullovska, njofton agjencia Ina.
Daçiçi paralajmëroi hetim për atë nëse ekziston ndonjë formë e kriminalitetit të organizuar nga ana e disa personave apo agjencive të caktuara të cilat ndërmjetësojnë për marrjen e azilit të rrejshëm. "Ekzistojnë disa agjenci disa prej tyre janë në territorin e Serbisë jugore, Preshevë, ndërsa numri më i madh i tyre janë nga Maqedonia dhe do të bëjmë kontroll nëse në aktivitetet e tyre ka pasur kriminalitet të rrejshëm të arrihet deri te azili i paligjshëm apo bëhet fjalë për aktivitete turistike", ka theksuar ministri serb, ndërsa deklarimin e njëjtë e bëri edhe Jankullovska, e cila theksoi se janë ndërmarrë masa kundër disa agjencive turistike.
Jankullovska dhe Daçiç theksuan se në bazë të njohurive operative që i kanë policia maqedonase dhe ajo serbe do të bëhet një kontroll më i thellë, të përcaktohet nëse ato agjenci turistike përveç asaj që është veprimtaria e tyre legale, kanë ofruar edhe shërbime shtesë. Sipas të dhënave të MPB-së, 409 qytetarë të Maqedonisë kanë shkuar për të kërkuar azil në Belgjikë.