E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë, sulm me armë ndaj veturës së EULEX-it

Ngjarja ndodhi në në mesnatë në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Zubin Potok .

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani konfirmoi se vetura është gjuajtur me armë zjarri dhe me mjet shpërthyes. “Mbrëmë në ora 00:35 është regjistruar një sulm me armë zjarri dhe hedhje të mjetit shpërthyes te porta kufitare numër 31, në një veturë të EULEX-it, e cila ndodhej në atë portë”, deklaroi Kelani.

Policia e Kosovës ende nuk ka të dhëna për autorët e kësaj ngjarje. Fatmirësisht nuk asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›