Kili, arrin në 452 bilanci zyrtar i viktimave nga tërmeti
Bilancin e bëri publik zëvendësministri i Brendshëm, Patricio Rosende, duke i shtuar 173 emra të tjerë listës që më parë mbante 279 emra, por pa dhënë informacione për kufoma të paidentifikuara ose persona të zhdukur.
Zëvendësministri ka evituar të japë sërish bilancin me 802 të vdekur që u njoftua mbrëmjen e të mërkurës dhe që më pas u reduktua për shkak të personave të zhdukur të cilët u deklaruan si të vdekur pa u kryer verifikimet përkatëse.