E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, 38 vjecari vritet me plumb ne koke

POGRADEC- Një 38 vjecar është ekzekutuar me plumb në kokë në mesnatën mes së premtes dhe të shtunës.

Policia thotë se viktima, Festim Cekici është gjetur i vdekur në lagjen nr 1 të Pogradecit. Disa kalimtarë kishin gjetur trupin e pajetë të 38 vjecarit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia nuk jep shumë detaje mbi këtë vrasje, ndërsa thotë se viktima, Festim Cekici nuk banonte në qytet,por në fshatin Starovë. Një grup ekspertësh po heton për të zbardhur motivet dhe autorët e vrasjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›