Janullatos: Nikolla Marku, hajdut, ndaj s’e bëmë prift
TIRANE-'Në përgjigjen e më parshme që dhamë në "Gazeta Shqiptare", dt 11.8. 2012, ndaj një teksti shpifës të bërë nga Nikolla Marku nga Elbasani, treguam se personi në fjalë po kryen një mashtrim të vazhdueshëm. Duke qenë se ai vazhdon të deklarojë se është "prift" i një Kishe inekzistente dhe bën qesharake fenë, jemi të detyruar të ritheksojmë, se asnjë Kishë Ortodokse në mbarë botën nuk e njeh si prift dhe se "Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare", drejtues i së cilës vetëdeklarohet, nuk është gjë tjetër veçse një pjellë e fantazisë. Nuk njihet si kishë as nga gjykata kompetente, siç e parashikon ligji, as nga Komiteti Shtetëror i Kulteve i Shqipërisë dhe sigurisht, nga asnjë Kishë në botë', shkruan sot ne te perditshmen Gazeta Shqiptare, Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës.
Reagimi vjen pas deklarates se At Nikolla Marku.
Përmes artikullit të 14 gushtit publikuar në "Gazeta Shqiptare", At Nikolla Marku replikoi ndaj disa gënjeshtrave të shkruara, sipas tij, nga kryepeshkopata e Tiranës, "me mendjen e Janullatosit dhe dorën e një shqiptari që shpirtin e ka shitur fatkeqësisht gjetkë". Kleriku shqiptar sqaronte se, bashkë me ndjekësit e vet qe detyruar të vendosej në Kishën Shën Maria, në kalanë e Elbasanit, mbas pushtimit të drejtimit të kishës nga Janullatosi me prapavijë Ylli Popën dhe Ramiz Alinë.
Deklarata e plote e Kryepiskopates se Hirshme e Tiranës e lexoni te plote tek numri i sotem i Gazeta Shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)