E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, humbin 2 fëmijë, familja: I cuam të ruanin bagëtitë

MIRDITE-Dy fëmijë nga fshati Lufat i Mirditës rezultojnë të humbur prej ditës së djeshme.

Mësohet se dje Renato dhe Serxho Loci, 15 dhe 10 vjeç kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në fshatin Lufat dhe nuk janë kthyer në banesë. Prindërit të shqetësuar për vonesën kanë njoftuar policinë. Blutë konstatuan se në banesën e familjes Loci mungonin 100 mijë lekë.

Dyshohet se paratë mund të jenë marrë nga fëmijët të cilët mund të jenë larguar në Kosovë.

Policia është vënë në lëvizje për gjetjen e 2 fëmijëve të mitur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›