E Diel, 1 Nëntor 2026

Janullatos: Sulmet mbi Kishën në Përmet na kujtojnë vitin 1967

permetKryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Përmet, në lidhje me Pallatin e Kulturës, pronësia e të cilit pretendohet nga ana e Kishës Ortodokse.

Në një video të hedhur në internet nga Kisha, kryepeshkopi Janullatos deklaron se sulmet mbi kishën në Përmet na kujtojnë vitin 1967, kur komunizmi nisi çmontimin e fesë në Shqipëri. Sipas tij largimi i kishës bëhet për interesa personale të disa njerëzve.

“Nje grup gjoja i sigurise perdhosi te shenjtat e te shenjtave brenda Kishes Ortodoske. Moren pagen per kete, por ne nuk e dime kush jane prapa tyre. Çdokush mund te pyese nese jetojme ne vitin 2013, ku te gjithe kemi shpresen te shkojme ne Evrope, apo ne vitin 1967 kur Partia Komuniste kujtoi se do te çrrenjose besimin nga populli shqiptar. Ne nuk e dime kush ka te drejten per te bere kete perdhosje, sakrilegj. Ata njerez duhet te jene te feve te tjera, ose te pafe. Si mund te tolerohet qe ne shekullin e 21, keta njerez te perdhosin kishen e shenjte, ne nje kohe kur behet fjale per nje Europe te bashkuar dhe demokratike. Kjo kishe eshte ndertuar ne shekullin e 17 ne qender te Permetit. Qeveria shqiptare e di shume mire se cilat Kisha Ortodokse ka konfiskuar. S’ka nevoje per komisione se ka foto te qarta, qe kjo kishe ka qene me pare ne qender te Permetit. Ne vitin 1998 na e ktheu dhe na kerkua 700 mije leke te reja se gjoja kishte bere punime ne kete ndertese, pastaj nisen gjyqet sepse ata e perdornin kete vend te shenjte per te bere pallate dhe per te bere para per veten e tyre. Pastaj bene nje gjyq me deshmitare te genjeshtert se gjoja kisha nuk ka qene aty. Ne nuk mbajme meri, po lutemi qe ata te kuptojne gabimin”, thotë Janullatos./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›