Mesila Doda: Nuk e kuptoj ankthin e Ramës për të mbledhur qeverinë ende pa u dekretuar
Deputetja demokrate, Mesila Doda, ka ironizuar me lajmin se kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë e re në Vlorë më 22 gusht. Ajo thotë se nuk e kupton ankthin e Ramës për të mbledhur qeverinë nën diellin e gushtit, kur ajo nuk është dekretuar ende.
Ende nuk po e kuptoj….një qeveri që pret të bëhet qeveri…do zhvillojë mbledhjen e parë nën diellin e përvëluar të gushtit, por ende as është dekretuar nga presidenti e as ka kaluar në parlament, i cili ende nuk është kostituar…. Çfarë ankthi e mundon kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, që ndërsa do të rregullojë urgjentisht marrëdhëniet me Ismail Qemalin, nuk rreket të heshtë padurimin, i cili e bën të duket thellësisht antikushtetues e pre të situatave kimerike???, shprehet deputetja demokrate./b.l